-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-këshilltari i NATO-s flet për Kadri Veselin në Hagë: Kishte funksion të lartë në zbulim

Kryesoret

Ish këshilltari i wesle Xlark, John Stewart Duncan po jep sërish dëshmi para Dhomave të Specializuara të Hagës. Gjatë seancës, prokurori i ka prezantuar Duncan-it një fotografi nga viti 1999 dhe e ka pyetur nëse e njeh personin që ndodhet në të.

Ai ka thënë se nuk e njeh emrin, por e di se kush është.

“Nuk e di emrin e tij, por e di kush është. Sa më kujtohet, ai ishte një nga zyrtarët e lartë në fushën e policisë dhe zbulimit”, ka deklaruar Duncan.

Ai u pyet edhe nëse ka ndonjë arsye të kundërshtojë nëse personi në fotografi është Kadri Veseli. Ish-diplomati britanik tha se nuk ka ndonjë arsye.
Ndërsa kur u pyet nëse njeh Xhavit Halitin në fotografi, Duncan kërkoi që seanca të vazhdojë në formë private, pasi nuk donte të përgjigjej në mënyrë publike.

“Kërkoj që seanca të vazhdojë në formë private për këtë pjesë, nuk jam i sigurt nëse mund të përgjigjem në publik”, tha Duncan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit