Presidenti Bajram Begaj është takuar në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, në kuadër të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në takim ata diskutuan mbi kontributin aktiv të Shqipërisë në çështjet globale.
Begaj theksoi angazhimin e vendit për paqe, siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut. Gjithashtu vlerësoi udhëheqjen e Guterres në këto kohë të vështira për multilateralizmin.