Besa dhe Lushnja barazuan 1-1 mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Kategorinë e Parë.
Kavajasit kaluan në avantazh në minutën e 15-të me një supergol nga Beqja. Ndërsa laguranët barazuan me Mikel Cankën në minutën e 40-të.
Ky rezultat nuk ndryshoi deri në fund, si Besa, ashtu edhe Lushnja u ndanë në paqe.