Bashkia e Durrësit lajmëron se kanë dhënë dorëheqjen administratorët e katër njësive administrative në qytetin bregdetar.
Menjëherë, është bërë zëvendësimi i tyre me katër administratorë të tjerë.
Kështu, administrator për Manzën u emërua Rejdi Shehu, për Ishmin, Emirjan Bafti; për Katundin e Ri, Julian Marku dhe për Rashbullin, Fiqiri Dema.