-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Çdo familje shqiptare do ketë një pronë të vetën me vlerë më të lartë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në eventin Forbes Global Properties rrjeti ndërkombëtar imobiliar që hap dyert në Shqipëri.

Rama u ndal te pronat e paluajtshme në Shqipëri. Kryeministri tha që vlera e tyre do të rritet pasi Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së.

“Për 4-5 ne do të jemi pjesë e BE-së dhe historia e anëtarëve të rinj na tregon që vlera e pasurive të paluajtshme person një rritje dyfish. Shumë njerëz nuk e kuptuan atë që po flisja dhe morën pjesën negative. Çdo familje shqiptare do ketë një pronë të vetën, që do të ketë një vlerë më të lartë në pak vite. Në një vend që ka përqindjen më të madhe që zotërohen nga njerëzit, 94%, është një përqindje e jashtëzakonshme, flasim për njerëzit me shtëpi. Është diçka shumë pozitive.

Pyetja se si do të trajtojmë nevojën për strehim të përballueshëm është mjaft legjitime. Jam shumë i nderuar që gjendem këtu, që jam ftuar të mirëpres disa kapitalist të pamëshirshëm amerikanë. Ata janë peshkaqen. Shiheni. Është peshkaqeni tipik amerikan që sheh në film. Është një gjë e mirë dhe kemi nevojë për ta, që t’ia thithë gjakun sa të munden europiane që do të blejnë pasuri të paluajtshme në Shqipëri”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit