-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asgjësohen mbi 1400 bimë narkotike, procedohen 4 kryetarë fshatrash në Shkodër

Kryesoret

Policia e Shkodrës gjatë operacionit “Koordinata” ka zbuluar mbi 1447 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrolleve në njësitë administrative Katsrat dhe Qëndër u gjetën dhe asgjësuan 365 bimë narkotike kanabis sativa. Në njësinë dministrative Temal u gjetën dhe asgjësuan 587 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Ndërsa në territorin e njësive administrative Pult, dhe Shalë u gjetën dhe asgjësuan 495 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Policia ka nisur procedimet penale për katër kryetarët e fshatrave për vepërn penale “shpërdorim detyre”. U proceduan kryetari i fshatit Brucaj Y. D.; kryetari i fshatit Nicaj M. M.; kryetari i fshatit Abat N. M. dhe kryetari i fshatit Pecaj D. V.

Ndërkohë po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit