Policia e Tiranës ka arrestuar 48-vjeçari me iniciale A.B., pasi shiste doza kokaine dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë.
Policia gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit në rrugën “Lidhja e Prizrenit” gjeti dhe sekuestroi lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.
48-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.