-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha dhe Veliaj sot në Gjykatën e Posaçme

Kryesoret

Në Gjykatën e Posaçme sot në orën 11:00 do të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore për Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë për aferën “Partizani”.

Në seancën e kaluar, mbrojtësit ligjorë të Berishës dhe Malltezit kërkuan pavlefshmëri absolute të hetimeve, të akteve të marrjes si të pandehur, njoftimit të akuzës, akteve të ekspertimit si dhe të çdo prove të paraqitur nga SPAK.

Dosja “Partizani” kaloi për gjykim më 19 maj, pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Një orë më pas, në 12 tek Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillohet seanca paraprake për ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe të pandehurit e tjerë të përfshirë në dosje.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila pritet të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, apo do të rikthehet në SPAK për hetime të mëtejshme. Dosja është dërguar për gjykim më 10 shtator.

Veliaj tani i shkarkuar përballet me pesë akuza të rënda: korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Sipas SPAK, dyshohet për 9 raste korrupsioni në marrëdhënie me kompani që kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës, në këmbim të përfitimeve të paligjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit