Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se Rusia po përpiqet të fshehë dështimin e ofensivës së saj verore në Ukrainë.
Para Samitit të BE-së, ajo theksoi nevojën për qetësi dhe pajisje të duhura, pa rënë pre e provokimeve.
Meloni shtoi se kufijtë e aleancës janë të gjerë dhe se duhet pasur kujdes edhe për rajonet jugore.
“Megjithatë, unë besoj se duhet të ruajmë qetësinë, se nuk duhet t’u përgjigjemi provokimeve, por duhet të pajisemi, kjo është e sigurt.”
Në fjalën e saj para nisjes së Samititi të BE-së, kur u pyet për reagimin ndaj sulmeve të fundit me drone, Meloni tha se kufijtë e aleancës janë shumë të gjerë, dhe se nuk duhet të harrohen zonat e jugut.
“Dhe sot do të ketë një diskutim shumë të gjerë”, tha ajo.