-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK: Avdylajt vranë Edmir Bregun, roli i vëllait të deputetit dhe pronat tek Gjiri i Lalzit

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur për mediat pjesë nga dosja lidhur me operacionin që u zhvillua sot në Durrës dhe Shijak ku u lëshuan nëntë urdhër arreste.

Nëntë urdhër-arreste janë lëshuar nga GJKKO me kërkesë të SPAK, prej të cilave janë ekzekutuar 5, ndërsa 4 persona të tjerë janë në kërkim. Organizata kriminale drejtohej nga Aleksandër Laho i njohur edhe si Rumi i Shijakut, i cili është në kërkim.

Konkretisht bëhet fjalë për goditjen e një grupi kriminal që tjetërsonte pronat buzë detit dhe që ka bërë vrasje për hakmarrje. SPAK ka zbardhur vrasjen e Edmir Bregut, ngjarje kjo e ndodhur në 2021 në Durrës. Vrasje që u porosit sipas SPAK-ut nga Astrit Avdyli.

Ekzekutori dyshohet se ka qenë nipi i tij, Aldo Avdyli, i cili ndodhet në arrati. Enea Kume, vëllai i deputetit të PS Loer Kume dyshohet se ishte ndihmës në këtë rast i Avdylit.

Edmir Bregu ishte miku i ngushtë i Edmond Çekiçit. Gjithashtu ky grup dyshohet se ka kryer tjetërsim dhe falsifikim të pronave në Gjirin e Lalzit dhe pjesë të tjera të fshatrave buzë bregdetit të Durrësit.

Masat e sigurisë

1-Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, Aleksandër Lahos (në pranga)

2-Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume (në pranga)

3-Vlash Draçi (në pranga)

4-Astrit Avdylaj (në burg për operacionin “Revanshi”

5-Aleksandër Laho (në kërkim)

6- Aldo Avdylaj (në kërkim)

7-Edlira Avdylaj (ndalim i daljes jashtë shtetit)

8- E.D (në kërkim)

9- A.D (në kërkim)

Vëllai i deputetit, banda e tokave dhe vrasje me pagesë! Vjen njoftimi i plotë i SPAK-ut

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit