Kryesisë së Partisë Demokratike, ku do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me aleatët opozitarë lidhur me zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë.
Në këtë takim do të trajtohet gjithashtu organizimi i procesit zgjedhor në 6 bashkitë që do të jenë në garë. Kjo mbledhje është shumë e rëndësishme për të vendosur strategjinë dhe kandidatin e përbashkët opozitar.
“Te dashur miq. Neser diten e Shtune ne ora 13:00 do zhvillojme mbledhje Kryesie me rend dite::
1-Informim nga grupi i punes rreth ecurise se bisedimeve me aleatet ne lidhje me perfaqesimin ne zgjedhjet vendore te dt 9 Nentor.
2- Diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor ne 6 bashkite qe hyjne ne zgjedhje .
Faleminderit”,- thuhet në njoftimin dërguar anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike.