-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Rama dhe Koçiu gënjyen për sigurinë në gjykata, është papërgjegjësi e lartë

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministres e Brendshme, Albana Koçiun, për shpërndarje të informacionit të pasaktë dhe mungesë përgjegjshmërie lidhur me sigurinë në ambientet e gjykatave, pas ngjarjes tragjike ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja në sallën e Apelit.

Bardhi theksoi se Rama dhe Koçiu tentuan të shmangin përgjegjësinë e Policisë së Shtetit duke pretenduar se kontrolli i hyrjeve në gjykata nuk ishte detyrë e saj, ndërsa sipas ligjeve në fuqi kjo është përgjegjësi e policisë.

Ai denoncoi mungesën e masave adekuate dhe justifikimin me mungesën e personelit nga ana e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë.

Reagimi

“Dje pas ngjarjes së rëndë dhe tronditëse të vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit dhe në krye të detyrës, fillimisht Kryeministri dhe më pas Ministrja e Brendshme, gënjyen publikisht opinionin publik, duke fshehur rolin e Policisë së Shtetit në sigurinë e gjykatave.
Kryeministri foli për roje private, ndërsa Ministrja e Brendshme për të manipunuar opinionin e gjërë publik që shtronte me të drejtë pyetjen “se si një person i armatosur ka arritur të futet në ambientet e brendshme të gjykatës”, gënjeu publikisht duke deklaruar se Policia e Shtetit nuk ka në bazë të ligjit asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve në gjykata.
Kjo është një GËNJESHTËR!
Është dizinformim me qëllim mbulimin kriminal të së vërtetës për ngjarjen e rëndë, ku doli sheshit sesa të pasigurtë janë qytetarët, përfshirë gjyqtarët në vendin e tyre të punës, nga ikja në drejtim të paditur e Policisë së Shtetit.
Ashtu sikurse Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë publike sot, sipas legjislacionit në fuqi, vendimit nr. 333, datë 28.4.2010 të Këshillit të Ministrave “Për ruajtjen dhe sigurinë e objekteve shtetërore” dhe vendimit nr. 538, datë 8.7.2020 “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për garantimin e rregullit e të sigurisë në gjykata dhe prokurori”, Policia e Shtetit ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata. Për secilin profesionist, apo edhe qytetar, që ka qenë në Gjykatën e Apelit, ka konstatuar që në regjimin e hyrje – daljes ka gjithmonë prezent punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët ushtrojnë kontroll fizik edhe për deputetët kur futen në ambientet e gjykatës, por këtë nuk e kanë bërë ndaj vrasësit.
Gënjeshta e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm nuk është thjesht dizinformim apo manipulim, por një akt i lartë papërgjegjshmërie që tregon mungesën minimale të ndjeshmërisë ndaj aktit të rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar.
Akoma më e rëndë bëhet neglizhenca në kryerjen e detyrës së Policisë së Shtetit, kur shikon sot korrespondencën zyrtare midis Këshillit të Lartë Gjyqësor – Policisë së Shtetit – Ministrisë së Brendshme. Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon Policisë së Shtetit të zbatojë ligjin dhe të marrë masa për të garantuar sigurinë në gjykata për shkak të shtimit të rasteve të kërcënimit të gjyqtarëve në kryerjen e detyrës, dhe me papërgjegjshmërinë më të madhe, Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit refuzojnë të përmbushin përgjegjësinë ligjore me argumentin “nuk kemi burime të mjaftueshme njerëzore”.
Manipulimi i të vërtetës nga Ministri i Brendshëm vijonte edhe më tej, kur deklaronte se Policia e Shtetit ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar autorin. Pamjet e bëra publike sot nga media, provonin krejtësisht të kundërtën. Ishte autori i këtij krimi të rëndë që thërriste punonjësit e Policisë së Shtetit që ta arrestonin. Pra nuk ishte ndërhyrja e Policisë, por vetëdorëzimi, që çuan në arrestimin e autorit.
Deri dje ishim në përgjegjsinë politike që kishte Ministri i Brendshëm për sigurinë në gjykata. Sot pas tentativës për të manipuluar përgjegjësinë shtetërore të Policisë së Shtetit dhe të vërtetën për ngjarjen, Ministri i Brendshëm ka treguar papërgjegjshmëri institucionale, mungesë minimale ndjeshmërie shtetërore dhe njerëzore, që e bëjnë më urgjente se kurrë dorëheqjen nga detyra.
Apeloj prokurorët e SPAK që të hetojnë rolin dhe përgjegjësitë e papërmbushura të ministrave të Brendshëm dhe drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga viti 2023 e në vijim, të cilët me mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën me pasoja shumë të rënda siç është vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit