Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Serbisë, që do të luhet më 11 tetor në Leskovac.
Në stërvitjen e sotme u bashkua edhe mesfushori Nazmi Gripshi, ndërsa trajneri Silvinjo i pati të gjithë lojtarët në dispozicion. Seanca zgjati rreth 90 minuta dhe nisi me punë në palestër, për të kaluar më pas në fushë ku u punua mbi skema taktike dhe situata të ndryshme loje.
Sipas njoftimit të FSHF-së, grupi është në gjendje të mirë dhe nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike.
Përgatitjet në Tiranë do të mbyllen nesër, ndërsa të premten kuqezinjtë udhëtojnë drejt Nishit, ku do të qëndrojnë para ndeshjes. Seanca e fundit stërvitore do të zhvillohet në stadiumin në Leskovac, aty ku edhe do të luhet sfida.Kombëtarja drejt sfidës me Serbinë, Gripshi i bashkohet ekipit – të gjithë lojtarët në formë