Në pikën kufitare të Murriqanit është arrestuar një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia e Shkodrës njofton se shtetasi Spartak Joanu, banues në Fier, u kap gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri.
Joanu është dënuar me 16 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Apelit në Ankona të Italisë për veprat penale të grupit kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimit të prostitucionit, sipas ligjit penal italian.
Autoritetet shqiptare po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin.