Në Alhendín të Granadës, policia spanjolle ka goditur një organizatë shqiptare që merrej me kultivimin dhe shpërndarjen e hashashit.
Në qendër të operacionit ishte një vilë e kthyer në laborator të sofistikuar, ku mbillej, thahej dhe përpunohej marijuanë me pajisje moderne.
Guardia Civil arrestoi 5 persona – katër burra dhe një grua të moshës nga 24 deri në 37 vjeç. Të gjithë dyshohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Hetimi nisi pas ankesave të banorëve, të cilët prej muajsh ndjenin erë të rëndë kanabisi dhe shihnin lëvizje të pazakonta makinash pranë vilës.
Sipas autoriteteve, tre nga të ndaluarit do të përballen edhe me akuza për mashtrim me energji elektrike, ndërsa dy të tjerë akuzohen edhe për falsifikim dokumentesh.








