Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Tiranë, ku është pritur në një takim zyrtar nga Kryeministri Edi Rama.
Si i zoti i shtëpisë, Rama e priti znj. von der Leyen në hyrje të godinës së Kryeministrisë, ku u organizua një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje. Nën tingujt e himnit kombëtar, zyrtarja e lartë e BE-së u prit me respektin dhe protokollin që i takon një vizite të këtij niveli.
Vizita e saj zhvillohet në kuadër të një turi në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku fokusi kryesor është thellimi i bashkëpunimit me Bashkimin Europian, procesi i integrimit dhe mbështetja konkrete që BE-ja synon të ofrojë për zhvillimin e rajonit.