-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: E detyruan Ramën të mos marrë pjesë në protestën për UÇK-në

Kryesoret

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pasi foli në Kuvend, duke dhënë një deklaratë për mediat jashtë sallës plenare. Ai u ndal tek mungesa e kryeministrit Edi Rama në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.

Berisha pretendoi se Rama ishte i përgatitur për të marrë pjesë dhe kishte përgatitur një fjalim të gjatë, por sipas tij, “u detyrua të tërhiqej”.

“Ramën e detyruan të mos merrte pjesë në protestën për UÇK-në. Kishte përgatitur një fjalim që do të zgjaste një orë, por u tërhoq. U detyrua. Ka kaluar në stilin e kubanëve,” u shpreh Berisha, pa dhënë detaje se kush konkretisht e kishte ndikuar këtë vendim.

Ai deklaroi gjithashtu se nuk ka parë asnjë provë që implikon ish-udhëheqësit e UÇK-së në krimet për të cilat po gjykohen, dhe theksoi mbështetjen e tij të plotë për ta.

“Mbështetjen time të plotë e shpreh për ish-udhëheqjen e Kosovës. Nuk kam parë asnjë provë inkriminuese ndaj tyre,” tha Berisha.

Sa i përket bojkotit të seancës parlamentare nga deputetët e PD-së, ai e cilësoi këtë si një veprim të menduar politikisht.

“Vendimi ynë ishte politik. Një reagim ndaj zhvillimeve të fundit që prekin interesin kombëtar,” u shpreh kreu i opozitës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit