Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar ashpër mazhorancën për shkatërrimin e shtëpive të vjetra në Durrës, duke thënë se kjo po bëhet për t’ua dhënë tokën kompanive të huaja për ndërtim.
Ajo gjithashtu akuzoi qeverinë për përjashtimin e Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit dhe ia ka dhënë këtë detyrë Akademisë së Shkencave, të drejtuar nga Skënder Gjinushi, ish-ministër gjatë periudhës së komunizmit.
“Sot, Shqipëria ndodhet në një diktaturë moderne, ku historia e periudhës më të errët të vendit po rishkruhet nga ata që e kanë shkruar dhe e kanë mbështetur atë kohë. Nuk mund t’i lëmë xhelatët të shkruajnë për viktimat. Ka tre ditë që janë vënë në funksion që nga presidenti, kryeministri, kryetari i parlamentit, duke glorifikuar figura të komunizmit dhe duke shkatërruar trashëgiminë kulturore shqiptare. Mos u bëni kaq vasalë, ruani historinë e shqiptarëve dhe mos ia dorëzoni për t’u përpunuar atyre që e kanë shkatërruar atë,” tha Zhupa.