-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti thekson përparimet e Kosovës në Indeksin e Pasaportave ndërsa në Tiranë mbahet protestë për ish-krerët e UÇK-së

Kryesoret

Ndërsa në Tiranë zhvillohet një protestë në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka përqendruar vëmendjen në arritjet e qeverisë së tij lidhur me forcimin e pasaportës kosovare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti njoftoi se pasaporta e Republikës së Kosovës ka shënuar ngritje të ndjeshme në Indeksin e Pasaportave Henley, duke kaluar nga pozita 108 në vitin 2021 në vendin e 65-të aktualisht. Ai theksoi se kjo është përmirësimi më i madh që nga fillimi i këtij raporti dhe reflektim i përpjekjeve diplomatike të qeverisë për të lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë.

“Ky rankim është dëshmi e forcimit të shtetësisë sonë dhe e angazhimit tonë për të mundësuar lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës,” tha Kurti, duke përmendur liberalizimin e vizave me zonën Shengen dhe bashkëpunimin me vende të ndryshme në botë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit