-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jehojnë thirrjet pro UÇK-së në Tiranë: Mediat botërore raportojnë për protestën kundër Gjykatës së Hagës

Kryesoret

Mijëra qytetarë u mblodhën pasditen e së premtes në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në një protestë madhështore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tubimi, i organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), u zhvillua nën moton “Liria ka një emër – Drejtësi për çlirimtarët”, dhe u mbështet nga qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama.

Protestuesit, të ardhur nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera evropiane, mbushën bulevardin me flamuj kombëtarë e simbole të UÇK-së, ndërsa dëgjoheshin këngë patriotike dhe thirrje për drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët po gjykohen në Hagë.

Jehona e kësaj proteste kaloi kufijtë e Shqipërisë. Mediat e njohura ndërkombëtare si Associated Press, The Telegraph, New York Post dhe Washington Post i kushtuan hapësirë ngjarjes, duke e cilësuar si një zë të fortë të shqiptarëve kundër asaj që konsiderohet si “gjykim i padrejtë dhe i njëanshëm” ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Sipas raportimit të Associated Press, demonstruesit e cilësuan Gjykatën Speciale të mbështetur nga BE si selektive, pasi ndjek penalisht vetëm ish-pjesëtarët e UÇK-së, ndërkohë që nuk ka ndjekje për krimet serbe gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Në protestë mori pjesë edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili në moshën 95-vjeçare mbajti një fjalë të shkurtër, duke theksuar se “ish-krerët e UÇK-së janë arrestuar pa prova, me akuza të sajuara”.

Në raportimet ndërkombëtare theksohet se rreth 11,400 persona, shumica shqiptarë të Kosovës, humbën jetën gjatë luftës, e cila përfundoi pas ndërhyrjes së NATO-s që detyroi forcat serbe të tërhiqeshin. Kosova shpalli pavarësinë më 2008, e njohur nga SHBA dhe shumica e vendeve perëndimore, por jo nga Serbia, Rusia dhe Kina — çka mban ende të tensionuara marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo protestë në Tiranë vjen pas dy të tjerave të organizuara më herët këtë vit: një në Prishtinë më 7 gusht dhe tjetra në Hagë më 14 shtator, një ditë përpara dëshmisë së parë të mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit