-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Qeveria i jep 140 milionë euro garanci aeroportit të Vlorës

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzon zëvendëskryeministren Belinda Balluku se ka firmosur një marrëveshje që i jep aeroportit të Vlorës garanci shtetërore prej 140 milionë eurosh, duke rënduar mbi buxhetin e shtetit.

Sipas Berishës, kjo marrëveshje ishte refuzuar më parë nga ish-ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri për shkak të riskut financiar që përfshinte.

Ai e cilësoi vendimin si të papërgjegjshëm dhe theksoi se ndërhyrja e prokurorisë është e domosdoshme, por mungon për shkak të mbrojtjes politike.

“Atë që Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri nuk e firmosën se ishte 120 milionë euro siguri nga taksat paguesit shqiptarë, Lubia e firmosi me 140 milionë euro.

A mund ta kuptoni ju që aeroporti që ndërtohert me 105 apo 110 brenda vitit i merr taksapaguesve shqiptar në total 140 mln euro. A ka njeri që mund të gjobisë, përveç hajdutëve që skanë moral dhe që janë të aftë të bëjnë cdo gjë.

Përpiqen jo Behgjeti, jo Valoni…Çpunë kanë atë?! Shtylla e zezë e korrupsionit është garancia që i është dhënë nga Lubi Balluku, e papërmbajtur në vjedhjet e saj dhe që mbrohet nga Skapi i partisë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit