Kryeministri Edi Rama zbuloi për herë të parë se ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, është shtatzënë – por e shoqëroi deklaratën me një batutë:
“Diella është shtatzënë dhe pret 83 fëmijë. Secili do të shërbejë si asistent për çdo anëtar të parlamentit.”
Rama e përshkroi situatën me humor, duke shtuar se fëmijët do të jenë “diell për nënën e tyre” dhe duke ironizuar mbi rolin e tyre në sallën e parlamentit, duke e bërë deklaratën më shumë një metaforë qesharake sesa një fakt real.








