-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fituesi i Oscarit: Momenti kur mund të kisha vrarë dikë

Kryesoret

Anthony Hopkins, aktori fitues i çmimit Oscar, theksoi se vendimin për të kërkuar ndimë për të ndaluar konsumimin e alkolit erdhi pas një incidenti me fund tragjik që do të kishte shkaktuar kur ai festoi 49 vjetorin e lindjes së tij.

Në një intervistë që dha të shtunën, më 25 tetor , në podkastin e New York Times “The Interview”, për të shënuar publikimin e autobiografisë së tij “We Did OK, Kid”, aktori 87-vjeçar zbuloi se si e gjeti veten duke drejtuar makinën në gjendje të dehur pa asnjë ide se ku po shkonte – dhe më pas e kuptoi se mund të kishte vrarë dikë ose veten.

“Isha i dehur dhe po ngisja makinën time këtu në Kaliforni, pa asnjë ide se ku po shkoja. Papritmas kuptova se mund të vrisja dikë – ose veten time, për të cilin, në atë kohë, nuk më interesonte vërtet. Erdha në vete dhe i thashë një ish-menaxheri timin, në një festë në Beverly Hills, kam nevojë për ndihmë”.

Hopkins kujtoi se shikoi orën e tij dhe pa se ishte saktësisht ora 11:00. “Ky është momenti më i frikshëm. Një zë i thellë dhe i fortë brenda meje tha ka mbaruar. Tani mund të fillosh të jetosh. Dhe e gjithë kjo kishte një qëllim, mos harro asnjë moment të saj”.

Aktori shpjegoi se ky zë ia eliminoi plotësisht dëshirën për alkool. “Nevoja për një pije më la. Nuk kam teori për të, përveç se ishte një forcë hyjnore ose një energji që të gjithë e kemi brenda nesh që nga lindja – e njëjta forcë jetësore. Është një vetëdije, besoj. Kjo është e gjitha që di”.

Duke iu referuar arsyeve që e çuan të pinte, ai pranoi se jetonte në një botë të vetmuar fëmijërie dhe se alkooli shërbente si strehë. “Pija për të zhdukur atë shqetësim, sepse më bënte të ndihesha i rëndësishëm.
E dini, të pish është fantastike, sepse të bën të ndihesh menjëherë sikur je diku tjetër. Aktorët e asaj kohe – Peter O’Toole, Richard Burton, të gjithë – pinin. Mbaj mend ato netë, duke mendua. Kjo është jeta. Ne jemi revolucionarë, jemi jashtë sistemit, mund të festojmë. Por, në fund të mendjes sime, e dija. Kjo do të të vrasë. Të gjithë ata kolegë nuk janë më gjallë”, tha Anthony.

Anthony Hopkins theksoi se ndihet mirënjohës që është ende gjallë. “Jeta ka vështirësi të mëdha dhe duhet të jesh i vetëdijshëm për to. Por, duke iu afruar moshës 88 vjeç, zgjohem çdo mëngjes dhe mendoj. Jam ende këtu. Si është puna? Nuk e di. Çfarëdo që më mban këtu, jam shumë mirënjohës për të”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit