-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani në Gjirokastër: SPAK tregon rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Kryesoret

Kreu i SPAK, Altin Dumani, mori pjesë në takimin hapës të projektit të Bashkimit Europian për Edukimin dhe Qeverisjen Rajonale, në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, ku mbajti një fjalë para studentëve.

Dumani vuri në dukje se gjatë 6 viteve të fundit, SPAK ka zbatuar parimin se asnjë nuk është mbi ligjin, duke ngritur akuza ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ai theksoi gjithashtu sukseset në goditjen e grupeve kriminale, përmes hetimeve financiare dhe ndërkombëtare, si dhe sekuestrimin e pasurive, përfshirë kriptovalutat.

“Takimet me studentët na japin energji dhe na kthejnë pas në kohë, kur ëndrrat tona ishin më të mëdha se ne. Tema që na ka mbledhur sot është më shumë se një projekt; është një vizion për mënyrën se si duam të jetojmë dhe të kontribuojmë për një shoqëri më të drejtë, të ndershme dhe të denjë për familjen europiane,” tha Dumani.

Ai shtoi se përmes këtyre arritjeve, SPAK ka fituar besimin e publikut, një element kyç për funksionimin e drejtësisë në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit