Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama për udhëtimet e tij të fundit me charter, duke e akuzuar për luks të pakontrollueshëm dhe për shkëputje nga realiteti i qytetarëve shqiptarë.
“Fluturimet luksoze të kryeministrit të vendit më të varfër të Europës! Në një kohë kur bijtë dhe bijat e shqiptarëve presin çdo ditë mundësinë për t’u larguar për shkak të varfërisë e pasigurisë, Edi Rama bën katër udhëtime me charter brenda dhjetë ditësh. Shqiptarët prej tij shihen si qytetarë të dorës së dytë, për t’u sunduar dhe mbajtur në distancë. Legjitimitetin kryeministri e merr nga padronët e tij jashtë vendit, aty ku gatuhen politikat që shqiptarët i pësojnë dhe për të cilat nuk marrin pjesë. Është koha që shqiptarët të presin fijet e ndikimeve të paligjshme dhe të marrin në dorë fatet e veta.”








