Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi në Stamboll gjatë forumit TRT World se Hamasi po i përmbahet armëpushimit në Gaza, ndërsa Izraeli po përpiqet ta shkelë atë.
Erdogan akuzoi Izraelin se po përdor “urinë” palestineze si armë dhe se po fsheh realitetin duke sulmuar gazetarët në Rripin e Gazës.
Ai shtoi se Izraeli ka në dispozicion armë bërthamore dhe bombat më të fuqishme, duke theksuar se ka aftësinë të godasë Gazën kurdoherë.
‘Hamasi ka qenë i përpiktë në respektimin e marrëveshjes të armëpushimit në Gaza, ndërsa Izraeli duket se po kërkon një justifikim për ta shkelur atë dhe për të rifilluar masakrat e tij. Duke folur në Stamboll në forumin TRT Ëorld, versionin ndërkombëtar të televizionit shtetëror turk, Erdogan akuzoi përsëri Izraelin se po përdor “urinë” palestineze si armë dhe se po përpiqet të fshehë realitetin duke vrarë gazetarë në Rripin e Gazës. Armët bërthamore janë në Izrael, bombat më të fuqishme janë në Izrael. Izraeli ka aftësinë të godasë Gazën kurdoherë dhe si të dojë. Si mund të konsiderohet i pafajshëm?” shtoi udhëheqësi turk.









