Policia e Fierit ka arrestuar G. T., 66 vjeç, mjek imazherist në spitalin rajonal të qytetit, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.
Ai merrej me vizitimin e pacientëve në dy klinika private gjatë orarit zyrtar, si dhe u kap në flagrancë duke marrë para nga një pacient për kryerjen e një ekografie abdominale.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, u sekuestruan shuma parash në lekë dhe valuta të huaja, duke përfshirë 1.857.000 lekë, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollarë.
Materialet procedurale i janë dorëzuar prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore.








