Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli merret i pandehur për aferën korruptive të tunelit të Llogarasë. Ai u paraqit sot në prokurorinë e Posaçme në orën 09:00 i shoqëruar nga një avokat ku i është komunikuar akuza e shkeljes së barazisë për tenderin e Tunelit të Llogarasë.
Ka zgjatur vetëm pak minuta qëndrimi i tij në SPAK, për të dalë më pas i shoqëruar nga avokati i tij, Andi Skënderi. “Gjyli u thirr në SPAK për tunelin e Llogarasë’ tha avokati për mediat.
Të premten e kaluar SPAK mori të pandehur zv/kryeministren, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku lidhur me dosjen e korrupsionit në Tunelin e Llogarasë.
E mori Balluku me vete për tunelin, kreu i ARRSH futet në SPAK









