-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi pas vendimit të Kushtetueses: Veliaj do të mbetet në burg, Rama të bëjë gati llogaritë e tij

Kryesoret

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Bashkisë së Tiranës, ka ardhur një kundërpërgjigje e fortë nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në një deklaratë të gjatë, Bardhi e akuzon Ramën për shkelje të Kushtetutës dhe përpjekje për të mbrojtur Erion Veliajn, duke e cilësuar vendimin e Gjykatës si një “turp të pushtetit” dhe jo si fitore të shtetit ligjor.

Ai shton se procesi në Gjykatën Kushtetuese nuk ka lidhje me hetimin penal ndaj Veliajt, ndërsa paralajmëron se çështja e inceneratorit të Tiranës mund të përfshijë edhe vetë kryeministrin.

Deklarata e Bardhit
Në vend që të mbajë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Edi Rama zgjedh të bëjë cirk me shqiptarët. Abuzimi i pushtetit këtë herë ishte aq i madh, sa, edhe Belinda Balluku të ishte klonuar 8 herë në Gjykatën Kushtetuese nuk do t’i kishte bërë dot derman.

Shpallja si antikueshtues e vendimit të Edi Ramës dhe Bajram Begajt në raport me Bashkinë e Tiranës nuk është triumf i shtetit ligjor. Është turpi i një pushteti që sfidon çdo ditë ditë shqiptarët dhe ligjin në mënyrë flagrante.

Pasi urdhëroi shkarkimin e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste; pasi vendosi shkarkimin e tij nga detyra dhe detyroi Bajram Begajn të caktojë datën e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë, në një përpjekje të dëshpëruar për pazar politik me Erion Veliaj, pa marrë asnjë përgjegjësi për shkeljen flagrante të Kushtetutës, Edi Rama kërkoi sot lirimin e Veliajt nga qelia.

Përgjigjen për kërkesën e tij, Edi Rama e ka marrë po nga Gjykata Kushtetuese, e cila në njoftimin e saj u kujdes të theksonte se “shqyrtimi dhe vlerësimi i çështjes ka të bëjë vetëm me procesin e shkarkimit të kërkuesit nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, PRA JO ME PROCESIN PENAL NË NGARKIM TË TIJ”.

Kështu që Erion Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në burg për paligjshmëritë, korrupsionin dhe abuzimin me detyrën, ndërkohë që planet e Edi Ramës për të grabitur çdo pushtet, njësoj siç grabiti zgjedhjet e 11 majit, morën shuplakën e parë fytyrës.

Sa për Tiranën, më mirë jetim sesa me kujdestarë abuzues që e vjedhin, e plaçkisin dhe e shpërfytyrojnë çdo ditë. Dhe një kujtesë: Në SPAK, ndonëse e zvarritur, është ende e hapur dosja e incineratorit të Tiranës për procedurën ku Edi Rama del garant për qindra milionë euro që janë zhdukur nga korrupsioni. Kur të hetohet ajo dosje, atëherë Edi Rama s’do të ketë me kohë të bëjë llogaritë e burgut të Erion Veliajt, sepse duhet të bëjë llogaritë e burgut të tij!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit