-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të dielën 334 mijë qytetarë në 5 bashki vendosin kryebashkiakët e rinj

Kryesoret

Të dielën, 334,539 qytetarë në pesë bashki Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë – do të votojnë për kryebashkiakët e rinj. Materialet zgjedhore janë shpërndarë, ndërsa 612 punonjës policie do të sigurojnë qendrat e votimit dhe shoqërimin e materialeve.

Fushata këtë vit është pa protagonizëm politik, pa mitingje nga liderët kryesorë, Rama e Berisha. Në garë janë kandidatët socialistë dhe disa pavarurë, të mbështetur nga opozita.

Në Vlorë, Brunilda Mersini (PS) do të përballet me Dionis Sota (mbështetur nga PD) dhe Gjergj Nika (Parisë Demokratike). Në Berat, PS ka Ervin Ceca, përballë Pavlo Shkarpës. Në Mat garojnë Altin Bojni (PS), Suzana Pasha (pavarur) dhe Eduart Brahilika (mbështetur nga PD). Në Cërrik janë Florenc Doka (PS), Amarildo Hoxha (pavarur) dhe Eligert Hima (Lëvizja Shqipëria Bëhet). Në Tepelenë, kandidojnë Gramoz Sako (PS) dhe Gabriel Guma (pavarur, mbështetur nga PD).

Mandati i kryebashkiakëve të rinj do të zgjasë një vit e gjysmë, deri në zgjedhjet lokale të pranverës 2027.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit