Vala e protestave në Shqipëri vazhdon, ndërsa qytetarë dhe organizatorë po mbledhin njerëz çdo ditë në orën 18:00 për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tubimet zhvillohen me sloganin “Shqipëria nuk shitet”, dhe protestuesit shprehin pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe kundërshtojnë projektin e investimit në zonën e Zvërnecit.
Grumbullimi nis në sheshin “Skënderbej” dhe vazhdon me marshim drejt Kryeministrisë.
Organizatorët theksojnë se mesazhi i tyre kryesor është i përmbledhur në slogane si: “Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, duke ftuar qytetarët t’u bashkohen protestave të përditshme.









