-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bari/ Arrestohet 21-vjeçari shqiptar, kapet me kokainë

Kryesoret

Një 21-vjeçar shqiptar u arrestua në Bari nga karabinierët, pasi u kap në flagrancë duke transportuar një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Gjatë një kontrolli rutinë në autostradën Bari Nord, ku ai udhëtonte me një makinë me motor të fuqishëm, policia dyshoi për sjelljen e tij të çuditshme dhe vendosi të kryejë një kontroll më të thelluar.

Pasi përdorën një qen nuhatës dhe një njësie speciale për detektimin e substancave narkotike, ata zbuluan një ndarje të fshehtë në sediljen e pasme të automjetit, ku u gjetën 6 kilogramë kokainë të ndarë në pako dhe një shumë prej 18,100 eurosh në para të gatshme.

Pas arrestimit dhe shoqërimit në komisariat, i riu u dërgua në burgun e Barit, ku po mbahet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për hetime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit