Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje po i paraprin zbatimit të programit qeveritar “Rilindja Urbane 2.0”, që synon rikthimin e ligjshmërisë në territor dhe zhvillimin e hapësirave për komunitetet.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga ndërhyrjet për çmontimin e strukturave metalike të ngritura në kundërshtim me ligjin nga subjekte private.
“Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane”, shkroi Rama në postimin e tij.
Sipas qeverisë, aksioni për lirimin e hapësirave publike është shtrirë në nivel kombëtar që prej muajit korrik, duke synuar heqjen e çdo ndërtese apo strukture të vendosur në mënyrë të paligjshme nga bizneset apo lokalet.









