Kryeministri i vendit Edi Rama tha sot nga Njësia nr. 2 në takimin me banorët për të shpjeguar buxhetin e vitit 2026 për Tiranën dhe Shqipërinë theksoi se nga 1 janari rroga minimale do të ndryshojë dhe do jetë 500 euro.
“Edhe rroga minimale nga 1 janari do shkojë 500 euro. Nuk do jetë rritje e thjeshtë, por siç e kemi thënë, me premtimin që bëmë para se të merrnim 83 mandate, e themi se në fund të mandatit paga minimale do shkojë 700 euro. Kjo nuk është për administratën, por për sektorin publik dhe privat. Kjo përcaktohet me ligj, se në Shqipëri nuk do ketë pagë nën 500 euro”, u shpreh Rama.
Gjithashtu ai konfirmoi se do rriten edhe rrogat e administratës në të gjithë sektorët dhe veçanërisht ato në arsim, shëndetësi, polici, ushtri dhe më gjerë.








