Sot pas daljes nga Konferenca e Kryetarëve, Kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla dha një pronocim për mediat ku foli për kërkesat e drejtuara nga PD brenda sallës por edhe atyre që vijnë nga jashtë saj.
Ndër të tjera ai shtoi se është i informuar edhe për protestën që do të mbahet ditën e sotme para godinës së kryeminitrisë.
“1998 kur Parlamenti i hiqte imunitetin Berishës ai thirrte protesta kundër saj.
Edhe sot ai është thirrur nga SPAK si person që ka dijeni për diçka dhe secili duhet të jetë i gatshëm të dëshmojë si person me dijeni të plotë. Dhe për këtë kush është i sinqertë paraqitet dhe dëshmon i lirë, pa frikë.
Këtë e kanë bërë edhe kolegët e mi kur janë thirrë për çështjet nga SPAK-u.
Ky i thërret protestat atëherë kur është i thirrur vetë nga drejtësia dhe mbledh njerëz aty në shesh. Kërkesat e tyre vijnë nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, u shpreh Balla.









