-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Buxhetin e 2026, Bardhi: E keni llogaritur përsëri për hajdutët

Kryesoret

Sot gjatë mbledhjes në Konferencën e Kryetarëve, Partia Demoktratike ka kërkuar zhvillimin e debatit në Kuvend për përcaktimin e minimumit jetik.

Për këtë ka reaguar kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi i cili akuzoi maxhorancën se ka monopolizuar plotësisht Kuvendin me sjelljet dhe veprime e njëpasnjëshme.

Reagimi i plotë i Bardhit: 

Nuk ndodh në asnjë vend demokratik që axhendën e Kuvendit ta caktojë 100% qeveria. Në axhendë ka vetëm nisma të qeverisë dhe asnjë nismë deputetësh. U tha këtu që kanë ardhur më shumë kërkesa për debat sesa në 4 vite bashkë. Pse, kush ju pyet ju? Ju e përcaktoni këtë. Na u tha këtu se po jepen 1.8 miliardë euro në muaj. I bie 36 mijë lekë të vjetra për familje në nevojë. Po jeton dot Taulanti me 36 mijë lekë në muaj? Jo, nuk jeton.

Na u tha se “buxheti më i madh”, por ky është buxhet për vjedhje, nuk shkon te qytetarët. Është buxhet si ai që e kemi parë: u vodhën 50 milionë euro dhe askush nuk flet.

Me një firmë mori Belinda Balluku 50 milionë euro, dhe me këtë buxhet po bëhen gati shifra të tjera për t’u vjedhur. Kjo është e gjitha. Opozita nuk mund të jetë fasadë këtu. Po kërkoni opozitë fasadë. Dhe kjo, Kryetar, është çështje e jotja. Duhet të merrni masa për të respektuar të drejtat e opozitës, ndryshe opozita nuk ka çfarë të bëjë këtu. Ne nuk jemi fasadë.

Opozita kërkon që maxhoranca të respektojë ligjet dhe të drejtat kushtetuese parlamentare dhe jo të sillet me arrogancë e neglizhencë ndaj kërkesave të partive në opozitë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit