Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi gjatë protestës së opozitës se aksioni i ri qytetar do të shërbejë për të zbuluar jo vetëm aferën korruptive në Tunelin e Llogarasë, por edhe, sipas tij, vjedhjen e përditshme që u bëhet qytetarëve shqiptarë.
“Sërish me këtë aksion ne do të faktojmë jo vetëm vjedhjen monstruoze në tunelin e palloshit të Belinda Ballukut dhe palloshit të Ramës, por edhe vjedhjen e përditshme që i bëhet qytetarit shqiptar”, tha Këlliçi.









