Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, zhvilloi një takim me Mark Fleming, Drejtor për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Postimi i plotë
Kënaqësi takimi me Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit z. Mark Fleming. Lufta ndaj krimit të organizuar duhet të jetë prioritet i çdo vendi anëtar të NATO-s. Shqipëria ka nevojë për luftë reale ndaj krimit të organizuar, dhe për këtë nevojitet një qeverisje e përgjegjshme, e pa lidhur me krimin e organizuar, si dhe një drejtësi të pavarur dhe me integritet. SHBA ka qenë dhe mbetet një partner kyç në mbështetjen e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.








