-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama thërret Kurtin: Për zhbllokimin e fondeve të Prishtinës

Kryesoret

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë thirrje për një takim të menjëhershëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të zhbllokuar fondet e bllokuara të kryeqytetit dhe për të siguruar pagat e punëtorëve.

“Dje ishim edhe me protestuesit përpara Ministrisë së Financave, ku kërkova takim urgjent me ministrin dhe kryeministrin, por ata refuzuan.

Jam i gatshëm të takohem menjëherë kudo që ata dëshirojnë dhe ta zhbllokojmë këtë proces,” tha Rama në një konferencë për media.

Ai bëri të ditur se fondet që i takojnë Prishtinës me ligj janë të destinuara për pagat e punëtorëve, të cilët kanë pritur me muaj, dhe theksoi se nuk ka asnjë arsye ligjore për t’i mbajtur ato peng. “Ta lëmë pas politikën bllokuese. Fondet janë tonat dhe mund të përdoren menjëherë për pagat,” shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit