-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Axios: Delegacioni në Florida, ka patur në fokus përfundimin e luftës 4 vjeçare

Kryesoret

Lidhur me bisdemit e djeshme të dy delagacioneve, atij amerikan dhe ukrainas në Florida, në fokus të bisedimeve ka qenë përfundimi i luftë 4 jeçare dhe vendosja e paqes mes Kievit dhe Moskës.

Ndërsa sot Zelensky pritet të takohet me homolugun e tij francez Emmanuel Macron në Paris, teksa kërkon mbështetjen e fuqive evropiane.

Sipas medias amerikane Axios, Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion ndaj Ukrainës për të lëshuar territor ndaj Rusisë.

Siç specifikoi Axios, gjatë bisedimeve, në fokus të bisedimeve ka qenë kufiri i ri me Rusinë. RBC-Ukrainë, duke cituar burime të informuara mirë, vuri në dukje se nuk është arritur asnjë marrëveshje. “Procesi i gjetjes së zgjidhjeve të mundshme vazhdon, por kjo është, sigurisht, një çështje shumë e vështirë”.

Donald Trump tha të dielën se kishte shans të mirë për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë pas negociatave të fundit të SHBA-së me Kievin. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio i cilësoi bisedimet e djeshme si produktive, por pranoi se do të duhej ende shumë punë për të shkuar te paqja.

Uashingtoni ka paraqitur një plan për t’i dhënë fund konfliktit gati 4 vjeçar dhe po kërkon ta finalizojë atë me miratimin e Moskës dhe Kievit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit