Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosvë, priten të zhvillohen më 28 dhjetor 2025, këto janë zgjedhjet e treta pas atyre për komunat për këtë vit.
Nisma Socialdemokrate me në krye Fatmir Limajn, ka vendosur të garojë e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke i hedhur poshtë të gjitha spekulimet për një bashkëpunim parazgjedhor me subjektet tjera politike.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare të cilat u mbajtën më 9 shkurt, NISMA kishte hyrë në garë në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me të cilin siguruan tri ulëse në Kuvend.
Në këto zgjedhje kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj kishte marrë 25 mijë e 718 vota. Mirëpo pavarësisht bashkimit të forcave në këto zgjedhje, pas shpalljes së rezultateve pati mosmarrëveshje mes Limajt dhe Haradinajt, për shkak që Limaj ishte shprehur i hapur për bashkëpunim me kreun e LVV-së, Albin Kurti.









