Greqia është përfshirë nga protesta prej tre ditësh. Edhe këtë të martë është paralajmëruar të mbahet protestë në akset kryesore në Greqi.
Fermerët një ditë më parë u përfshinë në përplasje me policinë gjatë tubimit. Ndërkohë sipas mediave greke , fermerët kanë njoftuar se protesta e tyre do të vijojë me bllokimin e porteve.
Duket se edhe në ditët në vijim do të ketë bllokada të tjera në Beoti dhe Evros , ndërsa fermerët po deklarojnë hapur qëllimin e tyre për të vazhduar me bllokadat e porteve dhe doganave.









