Ish-deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në një dalje televize foli për sfidat që po kalon PD në këtë kohë, por nuk la pa përmenduar edhe liderin e PD-së Sali Berishën I cili ka kapur PD që prej 35 vitesh.
“Sali Berisha nuk ka ikur nga PD në 2013. Basha ka qenë thjesht një CEO dhe pronari ka qenë Berisha. Berisha nuk ka ikur kurrë nga PD, ka 35 vjet që dominon të djathtën.
Unë kuptova që Basha është i shitur. Basha, kur u shkëput nga Berisha tha se kam marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve, ne e besuam.
Basha fjeti gjumë kur ne i thoshim dil në terren. Politika në fund të ditës matet me veprime dhe rezultat. 6 marsi provoi që Basha si kryetar kishte humbur anëtarësin dhe partinë. Partia nuk është te godina. Qëkur u thyen premtimet e foltores, nisën vjedhjet. Pa ikur Berisha, Rama të flejë gjumë”, u shpreh Sula.









