-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthen lufta mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Kryesoret

Tajlanda ka nisur disa sulme ajrore kundër Kamboxhias pas përplasjeve të reja në kufi, ku një ushtar tajlandez humbi jetën dhe të paktën tetë të tjerë u plagosën.

Ngjarjet e fundit kanë rikthyer tensionet e ashpra mes dy vendeve, të cilat vetëm pak muaj më parë u përfshinë në një konflikt pesë-ditor që shkaktoi 48 viktima dhe zhvendosi rreth 300 mijë persona.

BBC shkruan se ushtria mbretërore tajlandeze konfirmoi se ka kryer këtë të hënë, 8 dhjetor, disa sulme ajrore përgjatë zonës së diskutuar të kufirit, si përgjigje ndaj asaj që e cilëson si veprimtari ushtarake kërcënuese nga Kamboxhia.

Sipas njoftimeve zyrtare, një ushtar tajlandez ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi trupat tajlandeze ranë nën zjarrin kamboxhian të hënën në mëngjes.

Ushtria tha se objektivi i sulmeve ajrore ishin “vetëm objekte ushtarake”, duke theksuar se shmangia e viktimave civile ka pasur “prioritet të lartë”.

Autoritetet kamboxhiane e kundërshtojnë versionin tajlandez, duke deklaruar se ishte Tajlanda ajo që nisi e para sulmin. Sipas tyre, trupat kamboxhiane “nuk e kanë kthyer zjarrin”.

Zyrtarë në provincën kufitare Oddar Meanchey thanë se tre civilë kamboxhianë janë plagosur nga sulmet e ushtrisë tajlandeze dhe se po kryhet evakuimi mjekësor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit