-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditet banda shqiptare në Itali, arrestohen 4 persona

Kryesoret

Policia italianë ka goditur një bandë “skifterësh” shqiptarë që grabisnin traktorë bujqësorë me qëllim trafikimin e tyre apo shitjen për pjesë, me qëllime përfitimi.

Ndërhyrja nga polica është kryer në zonën e Modenës ditët e fundit, ndërsa 4 persona ranë në pranga, të gjithë shqiptarë të moshave 58, 46, 44 dhe 21 vjeç.

Ata mbahen përgjegjës për vjedhjen dhe trafikimin e të paktën 45 mjeteve, nga të cilët 28 janë traktorë dhe të tjerët makina, me vlerë dëmi 2,5 mln euro. 14 prej mjeteve janë gjetur dhe u kthyen tek pronarët.

Grupi dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale të dedikuar për vjedhjen e traktorëve bujqësorë, marrjen e mallrave të vjedhura dhe pastrimin e makinave të vjedhura.

Gjykatësi i Hetimeve Paraprake, konfirmoi dje arrestimin dhe urdhëroi masën paraprake të arrestit me burg për të katër të dyshuarit, duke miratuar kërkesën e Prokurorisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit