Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në askin rrugon Shkodër-Hani i Hotit, një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësore.
Makina e një shtetasi slloven, Klemen Jakiç, ka përplasur për vdekje këmbësoren 68-vjeçare Prende Lulaj.
Slloveni është shoqëruar në polici pas aksidentit, sakaq grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.









