Opozita po zhillon foltoren e pestë para Kryeministrisë, në fjalën e mbajtur kreu i PD Sali Berisha thkesoi se Rama është një frikacak ku ka angazhuar policinë bandidteske për ta larguar Adriatik Lapajn nga protesta e zhvilluar pak minuta më parë.
Reagimi i Berishës
Sonte ne mblidhemi, për të shpallur para jush këtu për të shpallur para mbarë shqiptarëve, se PD nis betejën e saj përfundimtare për fitoren e opozitës për fitoren e shqiptarëve. Miqtë e mi, parafolësit këtu theksuan se Edi Rama është një hajdut i papërmbajtur. Por në të gjitha ligësitë e njeriut, ajo që shteron guximin më shumë është vjedhja. Ndaj dhe Edi Rama është frikacaku më i madh që ka njohur Shqipëria në atë hajdut.
Çdo natë shikon se ç’bën me Adriatik Lapajn, në protestën më qytetare civile. Me disa karrige aty proteston në emër të çdo qytetari. Çdo ditë me orë të tëra policia banditët, ia heqin çadrat, tavolinë, ujin me akte banditeske.
Se është kryefrikacaku i kombit. Dhe u garantoj unë ju, se ai është aty vjedh, shqiptarët ditë e natë, e the bukur Gëzimi, ai s’ngopet kurrë, bën të gjitha këto vetëm për shkak tonë. Se e lejojmë ne. E lejojmë ne.
U jap fjalën e nderit se kur ta zëmë këtë shesh me betimin se nuk e lëshojmë pa largimin e tij ai do ja mbathë. Po po miq. Dua të them këtu koha ka kaluar, vijmë më të vendosur se kurrë.









