Policia ka arrestuar dy shtetas nga fshati Ndroq, pasi ishin kapur duke organizuar baste sportive të paligjshme në një lokal.
Ata, të identifikuar si E. Ç. dhe I. T., të dy 34 dhe 31 vjeç, u arrestuan në flagrancë duke vendosur baste përmes celularëve brenda ambienteve të lokalit.
Gjatë kontrollit në lokalin e dyshuar, u sekuestruan 5 celularë të përdorur për aktivitetet e basteve, një shumë parash të dyshuara për t’u përfituar nga aktiviteti i paligjshëm dhe prova të tjera të lidhura me veprimtarinë.
Po ashtu, gjatë kontrollit ndaj 34-vjeçarit, u gjet edhe një sasi kokainë e dyshuar.









