Pesë orë debat. Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, anëtar i komisionit tha se PS po kërkon kohë për t’u njohur me dosjen.
“Kemi kërkuar që mbledhja e sotme të ishte transparente për qytetarët dhe e hapur për publikun duke lënë të mundshëm opsionin që sa herë prokuroria do të çmonte që do të informonte anëtarët ne të ndërprisnim mbledhjen dhe të largonim median. Ky ka qenë diskutimi i parë.
Kjo kërkesë nuk u mor në konsideratë dhe sot nuk kemi diskutuar asnjë cështje që përbën sekret hetimor. Jemi marrë vetëm me procedurën. Kyçja e USB-së ishte bërë për ti dhënë alibi të pandehurës së nuk është e përgatitur sepse nuk ka lexuar materialin. Pesë anëtarët e opozitës kërkuan që mbledhja të ndërpritet.
Deputetët të pajiseshin me materialin e plotë dhe të mblidheshim të hënën në mëngjes për të dëgjuar të pandehurën. Për fat të keq Rama nuk e ka vendosur cfarë do të bëjë, po i jep kohë vetes të njihet me provat dhe deri në cfarë niveli mund të shkojë kërcënimi apo rreziku që ia sjell lëshimi i Ballukut.
Kërkuan që mbledhja e radhës të jetë pas një muaji, rreth datës 20 Janar. Prokurorët thanë se cdo vonesë mund të rrezikojë dëshmitarët dhe provat. Kryetari i kuvendit e mbylli mbledhjen pa njoftuar për datën. Mesa kuptova Rama nuk iu përgjigj në telefon për datën” tha ai.









