Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”.
Andi Jaupi, 42 vjeç, ka përplasur 45-vjeçarin Besmir Beta, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, kur Jaupi, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin e tij, ka goditur Beta, banues në fshatin Mamaj.
Grupi hetimor është nisur në vendngjarje dhe po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.









